Morata me zemrën në Spanjë: E dua këtë skuadër që fëmijë, nuk e di nëse do kthehem
Alvaro Morata po shkëlqen te Juventus ndërsa së fundmi ka folur rreth të ardhmes së tij. Sulmuesi i “Zonjës së Vjetër” ka shprehur hapur dëshirën për ta përfunduar karrierën e tij në një klub si Getafe.
Ai ka thënë se ndoshta në në një të ardhme do të donte të luante me Atletico Madrid, por fundin e karrierës e sheh pikërisht te Getafe. Ky sezon është i mrekullueshëm për të teksa deri më tani ka realizuar 6 gola me Juventusin. Në fjalën e tij për mediet, Morata ai ka thënë:
“Ju gjithmonë keni një skuadër që nga fëmijëria, dhe unë jam dhe do të jem gjithmonë për Atleticon. Kam pasur një marrëdhënie shume të mirë me Diego Simeonen dhe i dëshiroj çdo të mirë. Unë nuk e di se a do të vesh përsëri fanellën e Atleticos . Tani jam shumë mirë dhe i qetë, por asnjëherë nuk dihet.
Dëshiroj që fanella ime e fundit që vesh të jete e Getafes. Kam raporte shumë të mira me presidentin dhe njerëzit atje. Unë mendoj që duhet t’i falënderoj ata për atë se çfarë lojtari jam unë sot”, ka thënë 28-vjeçari.



