Renditja aktuale në Superligën e Kosovës
Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar edhe tri ndeshje të tjera në kuadër të Superligës së Kosovës.
Drita u përballë me Prishtinën, ndeshje kjo e cila përfundoi pa gola.
Kurse, Llapi triumfoi kundër Trepçës ’89 dhe Drenica kundër Feronikelit.
Pas këtyre ndeshjeve vazhdon ta mbajë pozitën e parë Ballkani, të cilët kanë grumbulluar 26 pikë.
Kurse, Drita renditet në pozitën e dytë me 23 pikë.
Gjilani aktualisht është në pozitën e tretë, me 20 pikë të grumbulluara.
Llapi tani është në pozitën 9-të me 8 pikë të grumbulluara.




