Ja lojtarët që pritet të pensionohen këtë sezon, ndër ta edhe Ibra e Buffon
Sezoni 2020-21 mbase mund të jetë i fundit për disa nga legjenda e futbollit, përcjell Periskopi.
Pesë herë fituesi i Premier League Rooney, 35 vjeç, me sa duket tashmë është rreshtuar për të marrë detyrën e trajnerit në Rams. Rooney nuk pati një sezon mjaft të mirë me Derby Countryn, ai ka shënuar vetëm një gol në tetë ndeshjet e Kampionatit.
Tani, në moshën 42 vjeçare, është pothuajse e sigurt që Buffon t’i var dorezat e tij këtë verë – edhe pse e kemi menduar më parë.
Buffon mund të vendosë të pensionohet në fund të këtij sezoni me skadimin e kontratës së tij.
Një tjetër yll që sfidon moshën, Zlatan duket se bëhet më i mirë me moshën. Suedezi, 39 vjeç, po vazhdon të jetë i fortë në AC Milan pavarësisht se i afrohet të 40-ve. Ibra ka shënuar tetë herë në vetëm pesë ndeshje në Serie A këtë sezon.
Kështu, pritet një pensionim i Ibras, megjithatë, duke e njohur Zlatan, ai do të vazhdojë të luajë derisa të mos jetë më vendimi i tij …
Legjendës italiane, Chiellinit do t’i skadojë kontrata në Juventus në verë pas 16 viteve në klub.Qendërmbrojtësi legjendar, pritet të pensionohet këtë verë.
Dikur një nga anësorët më të frikshëm në planet, Ribery u largua nga Bayern Munchen për Fiorentina në vitin 2019, teksa pritet ehde pensionimi i tij në verë të vitit të ardhshëm.
Ribery ka luajtur pesë herë këtë sezon në Serie A, pa shqetësuar golashënuesit. /Periskopi



