Shumë futbollistë të tij u grumbulluan tek Kosova, Ismet Munishi mburret me ta
Shumë futbollistë të Ballkanit do të jenë të grumbulluar tek Kosova dhe Kosova U21.
Ramiz Bytyqi, Albin Kapra, Mirlind Daku dhe Blendi Baftiu do të jenë në shërbim të Bernard Challandes dhe Rafet Prekazit për ndeshjet e këtij muaji.
E me ta po mburret edhe trajneri, Ismet Munishi.
Munishi i uroi futbollistët dhe i kërkoi atyre të japin maksimumin qysh me të marrur ftesën nga “Dardanët”, por sot ai është përkujdesur t’iu bëjë edhe reklamë djelmoshave që drejton përmes rrjetit social facebook.
Gjatë gjithë ditës trajneri ka postuar foto të futbollistëve, duke u mburrur kështu me ta.




