Liverpool ndahet nga ‘gjysma e zemrës’ pas 70 vitesh histori, emocionohet edhe Klopp

Liverpool ndahet nga ‘gjysma e zemrës’ pas 70 vitesh histori, emocionohet edhe Klopp

Liverpool i thotë lamtumirë qendrës historike të stërvitjes së Melwood pas më shumë se 70 vitesh, në të cilën janë stërvitur lojtarët që kanë shkruar historinë jo vetëm të të kuqve, por edhe të futbollit anglez dhe ndërkombëtar.

Në pamundësi për të zgjeruar më tej strukturën, klubi vendosi të zhvendosej në një seki tjetër, pikërisht Kirkby, 10 km nga Anfield.

Jurgen Klopp rule that has shaped Liverpool's new £50m Kirkby training ground - Liverpool Echo

Qendra e Trajnimit AXA, siç u thirr për arsye sponsorizimi, kushtoi 56 milion euro dhe mbulon një sipërfaqe prej 9,200 metra katrorë në të cilën ka tre fusha futbolli, një palestër, dy dhoma peshe, një pishinë dhe pajisje për rehabilitim dhe hidroterapi.

Trajneri Jurgen Klopp tha: “Unë kam emocione të përziera. Nga njëra anë jam i lumtur të shkoj në Kirkby, nga ana tjetër shumë i trishtuar të largohem nga Melwood.

Do të më marrë malli për të por kështu duhet të jetë. Melwood ishte me të vërtetë një vend i rëndësishëm në jetën time. Por Kirkby do të jetë i shkëlqyeshëm

Shpërndaje në: