Artikulli i ‘The Sun’ për Markun: Shqiptari sensacional me fuqi të Xherdan Shaqirit dhe MMA

Artikulli i ‘The Sun’ për Markun: Shqiptari sensacional me fuqi të Xherdan Shaqirit dhe MMA

Florian Marku mbrëmë arriti të shkaktojë sensacion duke regjistruar një fitore impresive kundër Muma Mëeemba.

28-vjeçari triumfoi pas vetëm një miutë e 45 sekondave, duke e nokautuar disa herë kundërshtarin.

Dhe ‘The Sun’ sot i ka kushtuar një artikull të veçantë atij, duke shkruar:

”Vitin e kaluar, shqiptari 28-vjeçar shiti të gjitha biletat në ‘York Hall’, duke tërhequr edhe dy fansa të flaktë pas vetes.

”Ish-luftëtari i MMA pati në përkrahje afër ringut Xherdan Shaqirin atë natë të korrikut dhe është mik i afërt me Granit Xhakën.”

Mëtej, ‘The Sun’ përmendi deklaratën e Markut për këtë gazetë, ku ishte shprehur:

”Për fansat në Britani, unë jam i ri, por në Shqipëri, Greqi, Austri dhe Evropë, kam shumë fansa sepse kam pasur rreth 100 lufta në MMA, kam fituar tre tituj dhe kam kaluar dhjetë vite pa humbje.

”Shita 800 bileta në korrik të vitit 2019, por unë personalisht njihja vetëm 20 prej tyre.

”Xherdan Shaqiri është mik i imi. Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi gjithashtu janë miq të mi sepse gjëja më madhështore për shqiptarët është se qëndrojmë në kontakt nëpër tërë botën.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: