Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo më të dobëtit e shekullit në këtë statistikë
Lionel Messi është varur shumë nga penalltitë këtë sezon.
Pesë nga gjashtë golat e argjentinasit për Barcelonën këtë sezon erdhën nga penalltia, transmeton Periskopi.
Penaldo? Më shumë si Pessi.
Gjashtë herë fituesi i ”Topit të Artë” ka një bilanc turbulent nga 11-metërshi, por i ka shënuar dhjetë të fundit.
Mirëpo, ai nuk do të ndahet aspak i lumtur nga lista e 40 lojtarëve që kanë humbur më së shumti penallti në shekullin e 21-të.
Ai renditet i pari në listë, pasi ka humbur 27 nga 126 tentativat.
Cristiano Ronaldo është i dyti me 27 huqje nga 162 tentativa, Totti i treti, derisa Ibrahimovic e Ronaldinho janë gjithashtu pjesë e listës.
Shikoni top dhjetëshen më poshtë:
10. Sergio Aguero
Penallti të huqura: : 12
Penallti në total: 61
9. Frank Lampard
Penallti të huqura: 13
Penallti në total: 80
8. Ronaldinho
Penallti të huqura: 13
Penallti në total: 68
7. Wayne Rooney
Penallti të huqura: 13
Penallti në total: 53
6. Edinson Cavani
Penallti të huqura: 14
Penallti në total: 73
5. Antonio Di Natale
Penallti të huqura: 15
Penallti në total: 58
4. Zlatan Ibrahimovic
Penallti të huqura: 16
Penallti në total: 92
3. Francesco Totti
Penallti të huqura: 19
Penallti në total: 99
2. Cristiano Ronaldo
Penallti të huqura: 27
Penallti në total: : 162



