Vdes ish-futbollisti i KFV Mitrovicës

Vdes ish-futbollisti i KFV Mitrovicës

Ish-futbollisti i ”K.F.V Mitrovica”, Nehat Shala ka vdekur, njofton faqja ”Liga e Veteranëve të futbollit të Kosovës”.

Më poshtë, postimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E nderuara familja Shala!
Të nderuar drejtues te “K.F.V. MITROVICA”
I dashur komunitet sportiv

Në emër të Ligës së Veteranëve të Futbollit të Kosovës, pranoni ngushllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të familjarit, shokut, kolegut dhe ish bashkëlojtarit tonë në KFV “MITROVICA”, NEHAT SHALA.

NEHAT, jo vetëm që ishte një futbollist i përkushtuar, por ishte edhe shok i mirë, bashkëpuntor i mirë dhe njeri me edukatë.

Prandaj familja, komuniteti sportiv dhe kolegët janë krenar dhe do ta kujtojnë gjithmonë NEHAT SHALËN!

Me respekt,
L.V.F.K
Enes Shosholli
Kryetar /Periskopi.com/

Shpërndaje në: