Covid-19 ‘pushton’ sportin kosovar, anulohet ndeshja e radhës e Prishtinës pas rasteve pozitive

Covid-19 ‘pushton’ sportin kosovar, anulohet ndeshja e radhës e Prishtinës pas rasteve pozitive

Mabetex Prishtina ka marrë rezultatet e testeve për Covid-19 para pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e futsallit do të luajnë në evropë në fund të këtij muaji, me raundin e parë që i ka rezervuar si kundërshtare skuadrën tjetër shqiptare, Tiranën.

Por, aktualisht një futbollist i klubit ka rezultuar pozitiv e tre të tjerë janë me simptoma.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes faqes zyrtare në facebook.

Për momentin vetëm një pjesë e skuadrës ka kryer testimet, me lojtarët e tjerë që do të testohen në vijim.

Kryeqytetasit kanë paralajmëruar se nuk do zhvillojnë ndeshjen e kësaj jave në Superligën e futsallit.

Shpërndaje në: