Ish-ylli i Ballkanit pëson aksident me veturë
Futbollisti i njohur, Durim Gashi, ditën e djeshme ka pësuar aksident me veturë.
Ish-futbollisti i Ballkanit këtë lajm të trishtë e ka bërë të ditur në llogarinë e tij, duke konfirmuar se është shendosh dhe mirë.
“Pas nje aksidenti Me vetur Jam Shendosh e mire e falenderoj Allahun e kaluar qoft”, ka shkruar Durim Gashi në faqen e tij në “Facebook”.
Gashi me parë ka luajtur me Ballkanin, Prishtinën, Rahovecin, Lirinë dhe Ferizajin. Ndërsa, momentalisht është futbollist i lirë.




