Carragher zgjedh mbrojtësin më të mirë në histori të PL dhe është e vështirë të mos pajtohemi me të

Carragher zgjedh mbrojtësin më të mirë në histori të PL dhe është e vështirë të mos pajtohemi me të

Premier League na ka dhuruar disa qendërmbrojtës absolutisht të jashtëzakonshëm.

Tony Adams ishte brilant tek Arsenali dhe udhëhoqi këtë skuadër si kapiten drejt dy titujve në Premier League.

United ka pasur një prej partneriteteve më të frikshme në botë në Nemanja Vidicin dhe Rio Ferdinandin, transmeton Periskopi.

John Terry do të spastronte çdo rrezik të mundshëm gjatë kohës së tij te Chelsea.

Dhe tani, pavaësisht lëndimit serioz, Virgil van Dijku i Liverpoolit po konsiderohet si një prej më të mirëve që ka pasur ndonjëherë Premier League.

Por çka mendon Jamie Carragher?

Legjenda e Liverpoolit nuk ishte as vet qendërmbrojtës i dobët, derisa bëri 506 paraqitje me ”Të Kuqtë”, teksa përfaqësoi Anglinë në 38 raste.

Dhe ai mendon se Terry është më i miri nga të gjithë.

”Për mua, ai [Terry] ishte qendërmbrojtësi më i mirë në epokën e Premier Leagues. Ai ishte lloji i lojtarit që më pëlqen. Ishte versioni im më i mirë, për të qenë i sinqertë,” tha Carragher.

”Mendoj se aftësitë e tij në futboll janë të nënvlerësuara masivisht. Ai ishte lojtar madhështor.

”Ai mund ta krosonte topin nga 40/50 metra me të majtën. Gjithmonë mendoja se Terry ishte mbrojtësi dhe Rio Ferdinand futbollisti, por Rio ishte mbrojtës shumë më i mirë se që mendonin të tjerët dhe mendoj se Terry ishte futbollist shumë më i mirë se që mendohej.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: