Intonohen himnet kombëtare: Shqipëria respekton masat, Kosova qëndron e bashkuar

Intonohen himnet kombëtare: Shqipëria respekton masat, Kosova qëndron e bashkuar

Në ndeshjen miqësore mes kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës që do të zhvillohet në Stamboll, sapo janë intonuar himnet. 

Ajo që ra në sy është se Kosova qëndroi e bashkuar me lojtarët që kishin vendosur edhe krahët mbi njëri-tjetrin.

Ndërkohë që në anën tjetër, lojtarët e Shqipërisë qëndronin nga një metër larg njëri-tjetrit.

Në ndeshjen e fundit miqësore mes këtyre dy kombëtareve kanë fituar bindshëm 3-0 dardanët. /Periskopi 

Shpërndaje në: