Përfundon miqësorja: Shqipëria dhe Kosova luajnë pa qëllim rezultatin, shënon Muriqi

Përfundon miqësorja: Shqipëria dhe Kosova luajnë pa qëllim rezultatin, shënon Muriqi

Shqipëria është treguar më e fortë në Arenën e Elbasanit në ballafaqimin e sontëm kundër Kosovës, duke e mposhtur këtë të fundit me rezultat 2:1, shkruan Periskopi.

Goli i parë i ‘kuqezinjëve’ erdhi në minutën e 31’të, të cilin e realizoi sulmuesi Bekim Balaj.

Ndërsa një reagim i ngathët i portierit të Kosovës, Aro Muric i ka kushtuar ‘Dardanëve’ me golin e radhës.

Reagimi i ‘Daradanëve’ erdhi shumë vonë, tek në minutën e 85’të, kur sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi ekzekutoi saktë penalltinë, duke bërë që rezultati i takimi të mbyllet 2:1 për Kuqezinjtë.

Kujtojmë se, kjo ishte ndeshja e gjashtë në kuadër të ballafaqimeve ndërmjet dy kombëtareve shqiptare. /Periskopi

Shpërndaje në: