Kjo është gjendja shëndetësore e Challandes sipas Sahitit

Kjo është gjendja shëndetësore e Challandes sipas Sahitit

Ka përfunduar takimi miqësor ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, duel ky që “Kuqezinjtë” e fituan.

Shqipëria e fitoi këtë takim me rezultatin final në 2:1, falë golave të realizuar nga Balaj e Uzuni, ndërsa për Kosovën realizoi, Vedat Muriqin nga penalltia.

Pas ndeshjes foli edhe ndihmës trajneri i Challandes te “Dardanë”, Muharrem Sahiti, i cili mes tjerash tregoi edhe për gjendjen shëndetësore të tekniku zvicerian, ku sot rezultoi pozitv me Covid-19.

 

 

“Gjendja e tij shëndetësore është e mirë, para ndeshjes me Slloveninë do të testohet dhe të shohim si do të rezultojë”, ka deklaruar Sahiti.

“Urojmë që të rezultojë negativë dhe të na bashkohet”, tha ai.

Shpërndaje në: