Përplasje e rëndë në miqësoren e mbrëmshme Holandë – Spanjë: Lojtari shtrihet në fushë i gjakosur
Në miqësoren e mbrëmshme mes Kombëtares tulipane dhe ‘Stuhisë së Kuqe’, ndodhi një përplasje e rëndë mes dy lojtarëve, Hans Hateboer dhe mes yllit të Valencias, Jose Gaya, transmeton Periskopi.
Gaya duhej të zëvendësohej nga mbrojtësi i Tottenham, Sergio Reguillon, pasi përplasja e la atë të gjakosur dhe të trullosur, duke pësuar një kontuzion (prerje) në vetullën e tij të majtë.



Spanja në llogarinë zyrtare s në Twitter sqaroi se:”Plaga ka kërkuar qepje. Përparimi do të vlerësohet në orët e ardhshme.”
Kujtojmë, se Holanda mbërmë barazoi me Spanjën, ndeshja përfundoi me rezultat 1:1. /Periskopi



