Paolo Dybala me rrëfim për jetën e tij personale, tregon pse nuk mbanë mjekër

Paolo Dybala me rrëfim për jetën e tij personale, tregon pse nuk mbanë mjekër

Paolo Dybala në një intevistë për ‘Vanity Fair’ ka folur për shumë gjëra të tij personale, ndër tjerash përmendi edhe pse ai nuk mbanë mjekër, përcjell Periskopi.

“Problemi është se mjekra ime (qimet e fytyrës) thjesht nuk rritet.

Sytë e mi janë të gjelbërt, edhe pse e dashura ime thotë se janë blu. Unë i kam marrë këto sy (ngjyrën) nga gjyshi im (nga babai).

Ai vdiq kur unë isha 4 vjeç, por në familje flitet shumë mbi të. Posa arriti në Amerikën e Jugut (nga Polonia), ai fjeti dy javë në një fushë gruri. Gati sa nuk vdiq atje, para se të shpëtohej nga disa fermerë”.

Ai ndër tjerash foli edhe për lidhjen me të dashurën e tij, Oriana Sabatini, një modele dhe aktore argjentinase.
“A do të martohem me të? Më vonë”.

Kurse krejt në fund Dybala ka folur rreth përjetimit të koronavirusit, i cili tha: “Nëse kam frikë nga koronavirusi, kur takoj tifozët? Unë tashmë e kam pasur atë. Pra, ata duhet të shqetësohen kur më takojnë”.

Shpërndaje në: