Dhjetë futbollistët që kanë shënuar më së shumti penallti në 20 vitet e fundit

Dhjetë futbollistët që kanë shënuar më së shumti penallti në 20 vitet e fundit

Cristiano Ronaldo është lojtari i cili ka shënuar më së shumti gola nga pika e bardhë e penaltisë, që nga vitit 2000. Ai ka shënuar në total 135 gola nga pika e bardhë.

“Futrj” ka publikuar disa statistika interesante për disa nga futbollistët më të mirë që luajnë dhe që kanë luajtur futboll nga viti 2000.

Aty është përmbledhur statistika se kush ka shënuar më së shumti gola nga penalltia.

Ronaldo, Messi, Totti, Ibrahimovic, Ronaldihno, Del Piero, Hazard, janë disa nga futbollistët që janë përmbledhur në listën prej 10 lojtarëve.

Cristiano Ronaldo është futbollisti i cili ka shënuar më së shumti gola nga njëmbëdhjetëmetërshi. Ai ka shënuar në total 135 gola nga pika e bardhë.

Pas tij radhitet Messi, i cili ka 99 gola nga penaltia.

Në vendin e tretë është Totti me 80 gola, më pas Ibrahimovic me 76, Lampard me 76.

Më poshtë keni listën e plotë të futbollistëve.

 

Shpërndaje në: