VAR i anulon golin Messit, dështon Argjentina kundër Paraguait

VAR i anulon golin Messit, dështon Argjentina kundër Paraguait

Argjentina vazhdoi startin e saj të pamposhtur në kualifikimet e Kupës së Botës me një barazim 1-1 kundër Paraguait në ”La Bombonera” të enjten në mëngjes, transmeton Insporti.

Penalltia e Angel Romero i dha Paraguait epërsi në pjesën e parë, por Nicolas Gonzalez realizoi me kokë për të barazuar rezultatin, çka doli të ishte rezultati final i këtij takimi.

Më pas, Argjentina ishte dominuese, dhe Lionel Messi shënoi një gol në pjesën e dytë që u anulua pas një kontrolli në dhomën e VAR-it.

Shpërndaje në: