Betim Fazliji nuk luan kundër Sllovenisë dhe Moldavisë
Kombëtarja e Kosovës vazhdon me ndeshjet kompetitive të nëntorit, pas humbjes 2-1 kundër Shqipërisë në miqësore.
Sidoqoftë, një prej futbollistëve më premtues e që i është bashkuar së fundmi ‘Dardanëve’, Betim Faliji nuk do të jetë legjitim të luajë në ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Moldavisë, shkruan Periskopi.
‘Dardanët’ i shkojnë Sllovenisë të dielën në përballjen e Ligës së Kombeve, ndërsa tre ditë më vonë luajnë në ‘Fadil Vokrri’ kundër Moldavisë.
Periskopi mëson se Fazliji nuk ka të drejtë loje për ndeshjet kompetitive pasi nuk iu kompletua dokumentacioni i duhur në kohë nga FIFA, teksa ai nuk do të jetë mungesa e vetme.
Herolind Shala mungon për shkak të kartonëve, teksa edhe Benjamin Kololli nuk është i disponueshëm për shkak të përjashtimit me të kuq kundër Greqisë.
Mungesat e tjera janë Milot Rashica, Leart Paqarada, Idriz Voca e Florent Muslija. /Periskopi.com/



