“Futbollistët janë pre e vajzave të bukura që duan famë”

“Futbollistët janë pre e vajzave të bukura që duan famë”

Mbrojtësi Adil Rami ka folur dhe në lidhje me eksperiencat e tij jetësore. Lojtari i Boavistas ka folur në lidhje me pushimet e tij dhe futbollistët si cak i vajzat të bukura, pasi duan të fitojnë famë dhe ndjekës në rrjetet sociale.

“Pa vendosmërinë time do të kisha probleme. Në pushime, më erdhën rrotull shumë vajza të lehta që qëndronin me djem që i kishin mbushur xhepat e tyre plot me drogë. Nëse do të isha i dobët në aspektin mental, isha i vdekur.

“Futbollistët janë pre e lehtë. Futbollistë janë simpatikë. Ata kanë para dhe janë të rinj. Nuk dua t’i fus të gjitha vajzat në një thes, por ka disa vajza që kinse interesohen, por e bëjnë vetëm për famë dhe para. Të fitojnë ca ndjekës në rrjete sociale.

“Unë dola në 2010 me një vajzë dhe nuk mu prezantua si prostitutë, më pas e mësova. Dua t’u them djemve të rinj që të kenë kujdes nga këto vajza që interesohen vetëm për lekët dhe emrin tuaj. Nuk do të gjeni dashurinë e jetës në një klub nate”, tha ai.

Shpërndaje në: