“Rashica nuk mund të arsyetohet më për formën fizike”
Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt ka folur përsëri për futbollistin kosovar, Milot Rashicën.
Kohfeldt ka thënë se Rashica tani ka arritur rikuperimin e plotë dhe me shumë gjasë do të luajë për 90 minuta në ndeshjet e ardhshme.
Po ashtu, Kohfeldt tha se Rashica nuk mund të justifikohet më për formën e tij fizike.
“Unë jam optimist se Miloti do të tregoj formën e tij. Ne e dimë që ai ka cilësi. Herët apo vonë ai do të tregojë përsëri veten në Bundesligë.”, ka thënë trajneri i skuadrës gjermane.



