Slloveni-Kosovë, përfundon pjesa e parë
Kosova ka mbyllur me rezultat të barabartë pjesën e parë të sfidës kundër nikoqirëve slloven, përcjell Periskopi.
Ndonëse nuk munguan rastet sporadike, asnjëra e as tjetra Përfaqëesuese nuk arritën të realizojnë gol.
Kujtojmë se, nëntë është numri i mungesave të Kosovës për përballjen ndaj Sllovenisë.
Herolind Shala, Benjamin Kololli, Bersant Celina, Idriz Voca, Florent Muslija, Arbër Zeneli, Betim Fazliji, Milot Rashica dhe Leart Paqarada po mungojnë sonte.
Shala dhe Kololli janë të suspenduar për kartonë, ndërsa Celina, Zeneli, Voca dhe Muslija mungojnë shkaku i lëndimeve.
Fazliji nuk do të mund të luaj shkaku i dokumentacionit, ndërsa Rashica dhe Paqarada nuk u lejuan nga klubet e tyre t’i bashkohen Kosovës.



