Ekskluzive: Challandes përsëri pozitiv me Covid-19, infektohet edhe menaxheri Bajram Shala
Bernard Challandes do t’i mungojë Kombëtares së Kosovës në bankë edhe për ndeshjen e nesërme kundër Moldavisë.
Tekniku zvicëran ditë më parë doli pozitiv me virusin pandemik, derisa nuk arriti ta drejtojë skuadrën në ndeshjen kompetitive kundër Sllovenisë.
Para ndeshjes me Moldavinë, ai është testuar sërish dhe përsëri ka dalë pozitiv.
Lajmin e ka konfirmuar për Periskopin presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili poashtu konfirmoi për Redaksinë se edhe menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala ka rezultuar pozitiv.
Përndryshe, kjo është hera e tretë që zvicërani del pozitiv brenda pak ditësh. /Periskopi.com/



