Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Turqi U21 – Kosovë U21, ky është rezultati

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Turqi U21 – Kosovë U21, ky është rezultati

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Turqi U21 – Kosovë U21, e fundit për kualifikuese e EURO 2021.

45 minutëshi i parë ka përfunduar me epërsi bindëse të vendasve, që udhëheqin 2:0.

Turqia kaloi në epërsi përmes sulmuesit Ibrahim Dervisoglu, i cili shënoi në minutën e 21-të të ndeshjes.

10 minuta më vonë, Kosovës iu vështirësuan punët pasi Leonat Vitija u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, derisa u akordua penallti për turqit.

I saktë nga pika e bardhë ishte Yalcin, që dërgoi skuadrën e tij në dhoma e zhveshjes me epërsi të dyfishtë.

Asnjëra prej skuadrave nuk ka mundësi kualifikimi.

Shpërndaje në: