Një Spanjë sensacionale, i shkaktoi debakël Gjermanisë – ia tundi rrjetën plot 6 herë

Një Spanjë sensacionale, i shkaktoi debakël Gjermanisë – ia tundi rrjetën plot 6 herë

Kombëtarja e Spanjës i ka shkaktuar debakël Kombëtares gjermane në takimin e sontëm që u luajt në kuadër të grupit A të Ligës së Kombeve, shkruan Periskopi.

Spanjollët realizuan një fitore të thellë, duke tundur plot gjashtë herë rrjetën e gjermanëve.

Stuhia e spanjollëve nisi qysh në start të takimit, ku në minutën e 17’të sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata realizoi me kokë.

Goli i radhës për spanjollët erdhi nga sulmuesi i Cityt, Ferran Torres, i cili realizoi edhe në minutën e 55’të dhe të 71’të të ndeshjes.

Kurse për epërsinë e trefishtë të spanjollëve u përkujdes Rodri.

Krejt në fund të ndeshjes, përkatësisht në minutën e 89’të, për 6:0 shënoi Mikel Oyarzabal. /Periskopi

Shpërndaje në: