Dramë në ndeshjen Kroaci – Portugali: Portugezët arrijnë ta mposhtin nënkampionin botëror

Dramë në ndeshjen Kroaci – Portugali: Portugezët arrijnë ta mposhtin nënkampionin botëror

Fitore të rëndësishme ka arritur të marrë sonte edhe Kombëtarja porugeze, e cila në udhtim ka mposhtur nën – kampionin e botës, Kroacinë me rezultat 3:2, shkruan Periskopi.

Kroatët kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Mateo Kovacic që shënoi në minutën e 29-të, e më kaq përfundoi edhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte edhe më spektakolare, pasi Portugalia i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Ruben Dias (52′).

Më pas, portugezët arritën edhe të përmbysnin rezultatin me një gol fantastik nga Joao Felix në minutën e 60-të nga një asistim i Diogo Jotas.

Por, dy minuta më vonë, Kovacic i barazoi shifrat 2-2, mirëpo goli i tij nuk e ndihmoi ehde shumë Kroacinë.

Portugezët nuk u ndalën me kaq dhe arritën që në fund t’i marrin tri pikë të plota me një gol të shënuar nga Ruben Dias (90+1).

Shpërndaje në: