Postimi i Mesut Ozilit shkoi viral pas humbjes turpëruese të Gjermanisë 6-0 nga Spanja
Këto ditë, Mesut Ozil është shndrruar në një shfrytëzues në kohë të plotë i Twitterit.
I përjashtuar nga skuadra e Arsenalit, është e vështirë të mos ndihemi keq për mesfushorin, i cili po vazhdon ta kalojë sezonin jashtë fushave.
Ozil nuk është i panjohur me situatat kontraverse për shkak të zhvillimeve unike me Kombëtaren e Gjermanisë.
Në vitin 2018, 32-vjeçari u largua nga ‘Die Mannchaft’ duke thënë se u kriminua për shkak se u takua me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Eleminimi i Kombëtares nga Kupa e Botës gjithashtu i dha fund disa karrierave tjera te Kombëtarja.
Joachim Low më vonë konfirmoi se Thomas Muller, Jerome Boateng dhe Mats Hummels më nuk do të konsiderohen për selektim.
Çkado që mendoni për këtë vendim, Low sigurisht se nuk mendon se Gjermania është përmirësuar pas kësaj.
Dhe Ozil ishte i lumtur të kritikonte ish-trajnerin në rrjetet sociale, duke shkruar:
”Koha ta rikthehet Boatengu.” /Periskopi.com/




