Sulmuesi prish kontratën me klubin shqiptar dhe transferohet për zero cent në Egjipt
Winful Cobbinah prish kontratën me Tiranën dhe largohet nga Shqipëria.
Futbollisti i përfaqësueses së Ganës është prezantuar këtë të martë te Ceramica Cleopatra në Premier League-n e Egjiptit, para nisjes së sezonit 2020-2021.
Ish-sulmuesi i Hearts of Oak luajti për dy sezone rresht te kampionët në fuqi të Shqipërisë, duke qenë një nga elementët më të rëndësishëm që kontribuan në kthimin e bardhebluve te tituli kampion.
Interesant fakti që 29-vjeçari u bë “mollë sherri” mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit, me motivimin “për interes kombëtar”, e pajisi me pasaportë shqiptare para ndeshjes me Yong Boys në Europa League.



