A ishte e dashura e tij motivim për fitore, përgjigjet Lirim Kastrati
Ylli i Dinamo Zagrebit, Lirim Kastrati shkëlqeu sonte ndaj Moldavisë, ku me golin e tij Kosova arriti të qëndronte në Grupin C të Ligës së Kombeve, transmeton Periskopi.
Pas ndeshjes Kastrati u pyet se a ishte e dashura e tij motivim për fitoren e sontme.
Por, Kastrati tha se dëshiron që jetën e tij private ta mbajë anash dhe të njihet për futboll.
“Nuk kisha pas dëshirë me fol për atë, kam dëshirë që gjërat private mi mbajt anash dhe njerëzit të më njohin përmes futbollit dhe jo jetës private”, tha Kastrati.
Po ashtu, futbollisti kosovar u shpreh i lumtur për fitoren e sontme.
“Pas dhjetë ndeshjeve arritëm fitore, nuk ka rëndësi a kam shënuar unë apo jo, është ndjenjë e mirë që kam shënuar golin e parë me Kosovën por jo vetëm unë por i gjithë ekipi ka bërë ndeshje të mirë”, tha Kastrati.



