A është i njoftuar Challandes për shkarkimin potencial të tij? Tregon Sahiti

A është i njoftuar Challandes për shkarkimin potencial të tij? Tregon Sahiti

“Dardanët” sonte kanë shënuar fitoren e parë të vitit ndaj Moldavisë në kuadër të grupit të tretë të Ligës C në Ligën e Kombeve, transmeton Periskopi.

Në ndeshjen e sontme ka munguar selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Challandes, kjo pasi ka rezultuar poztiv me Covid19, teksa zëvendëstrajneri, Sahiti ka mbajtur konferencë për media pas ndeshjes.

I pyetur nëse formacionet e sontme dhe zëvendësimet kanë qenë vendime të selektorit, Challendes, Sahiti është përgjigjur:”Gjithsesi, kanë qenë vendime të tij, kemi qenë në kontakt – vendimet kanë qenë nga ai të përkrahura edhe nga ne.”

Sahiti poashtu është pyetur edhe nëse Challandes është i njoftuar për qëndrimet e Ademit rreth shkarkimit potencial të tij,.

“Nuk e di, nuk kam koment, pasi nuk jemi marrë me këtë cështje, dhe nuk besoj që mund të ndodh dicka e tillë përderisa ka kontratën.

Ai mund të jap edhe më shumë për Kosovën, ky vit ka qenë vit i vështirë, me shumë mungesa”, përfundoi Sahiti. /Periskopi

Shpërndaje në: