Ylli i ri i NBA-së, Avdija e bën Kosovën Serbi: Babai im u lind në Kosovë, Serbi
Basketbollisti 19-vjeçar, Dani Avdija, ka ngjallur reagime me deklaratën e tij, kjo pasi e bëri Kosovën Serbi kur tregoi se babai i tij ishte lindur në Prishtinë, përcjell Periskopi.
Avdija u zgjodh nga Ëizards për ta vazhduar karrierën në NBA, i cili shihet si një prej basketbollistëve të izraelit me të ardhmen më të ndritur.
“Izraeli nuk i ka dhënë shumë lojtarë NBA-së dhe do të jetë nder i madh që e përfaqësoj vendin tim. Jam i ngazëllyer dhe dëshiroj ta përmirësoj lojën time”, tha Avdija pasi u zgjodh.
“Babai im është Zufer Avdija, ai u lind në Kosovë, Serbi. Ai ka qenë lojtar i Kombëtares së Jugosllavisë dhe ka luajtur për shumë klube në Izrael, po ashtu”, tha Dani për babanë e vet
Kujtojmë se, Avdija është djali i basketbollistit të njohur të Crvena Zvezdës dhe shumë skuadrave të tjera në Izrael, Zufer Avdija.
Zufer u lind në Prishtinë në vitin 1959 dhe është me prejardhje gorane dhe i fesë myslimane. Si 15-vjeçar ai kishte luajtur shkurtimisht si portier për ekipin e të rinjve të Prishtinës, Ramiz Sadiku.
Shihni videon.



