Klubi gjerman zbulon emrin e lojtarit me Covid-19 pas 1 jave
Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri Marco Rose bëri publik emrin e lojtarit që doli pozitiv me COVID-19 javën e kaluar: është Alassane Plea.
Sulmuesi nuk do të luajë ndeshjen e së shtunës kundër Augsburg, por do të përpiqet të jetë kundër Shakhtar në Ligën e Kampionëve. ‘Gladbach’ rigjen Denis Zakaria, i kthyer pas dëmtimit të keq të pësuar në mars:
“Për arsye personale, Alassane nuk donte të ekspozohej. Por tani ai ka rënë dakord që ta bëjë të njohur publikisht”, shpjegoi Rose. “Ne shpresojmë që ai të kthehet shpejt dhe të rifitojë formën e tij në fushë. Zakaria do të jetë në stol, një mundësi për ndeshjen në zhvillim. Ndihet mirë dhe nuk ndjen dhimbje.”



