Reagon Driton Kuka pasi Distria Krasniqi fitoi të Bronztën në Kampionatin Evropian: Kosova mbi të gjitha
Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian 2020 në kategorinë deri 48 kilogramë, pasi e mundi bindshëm xhudisten nga Franca, Melanie Clement.
Pas këtij suksesi ka reaguar edhe trajneri Driton “Toni” Kuka, ku e ka cilësuar si medalje shumë të rëndësishme në një kohë shumë të vështirë.
“Medalja e parë Elitare për Kosovën në vitin me të rëndë për sportin në nivel globi. Distria e bronztë në Kampionatin Evropian”
“Sukseset e xhudos pavarësisht rrethanave që e kanë zvogëluar ekipin prej 9 garuesve në vetëm tre prej tyre po vazhdojnë…”
“Medalje që për mua ka rëndësi të madhe,për ekipin që me aq përkushtim e priti këtë garë por mbetën shumica në shtëpi,kjo medalje është e krejt ekipit tonë që do vazhdoj tutje me suksese e medalje edhe për shumë kohë!
Kjo flet mjaft! Kosova mbi të gjitha” – shkroi ai në llogarinë personale në Facebook.



