Gol më të çuditshëm se ky që u shënua në Palestinë nuk keni parë, e vështirë edhe të shpjegohet
Në Ligën e Dytë të Palestinës është realizuar një gol të cilin nuk besohet ta ketë shënuar dikush më parë.
Ky gol i ‘çmendur’ është realizuar në sfidën mes Beit Safafa dhe Al-Quwaat.
Futbollisti, Khader Alhlessy shënoi golin përfundimtar të ndeshjes dhe i siguroi fitoren 2-1 skuadrës së tij me një gol të paparë.
Khader Alhlessy incredible bicycle kick pic.twitter.com/0PtvUXY8P9
— Giorgi Javoiani (@GiorgiJavoiani1) November 19, 2020
Këtë gol e bën më të veçantë edhe koha kur u shënua, pasi po luhej minuta e fundit e ndeshjes.
Më poshtë keni golin e realizuar nga Alhlessy, që tashmë është bërë viral në rrjetet sociale.



