Nexhmedin Spahiu kërkon dëmshpërblim për Ibrahim Dresheviqin, bën pretendim të çuditshëm për Fadil Vokrrin

Nexhmedin Spahiu kërkon dëmshpërblim për Ibrahim Dresheviqin, bën pretendim të çuditshëm për Fadil Vokrrin

Publicisti i njohur kosovar, Nexhmedin Spahiu, ka bërë dy postime rresht në profilin e tij në lidhje me futbollin – por duket se ia ka huqur paksa me informacione. 

Spahiu e ka quajtur Fadil Vokrrin, ish kryetarin e Federatës tonë të futbollit “një patriot” pasi e kishte ftuar në kombëtare Ibrahim Dresheviqin, të cilit i referohet si “vëlla nga Sanxhaku”.

E vërteta është se Dresheviq ishte ftuar në Kombëtaren e Kosovës një vit pas vdekjes së Vokrrit, përcjell Periskopi.

Vokrri kishte vdekur në qershorin e vitit 2018, ndërsa Dresheviq ishte ftuar në kombëtare në vitin 2019 pas paraqitjeve të mira me ekipin SC Heerenveen në Holandë. Dresheviqi më parë e kishte reprezentuar Suedinë në grupmoshat nën19 dhe nën17 vjeç.

Madje, Spahiu e quajti kartonin e kuq të marrë nga Dresheviqi në ndeshje me Moldavinë si një “akt patriotik” i cili duhej të dëmshpërblehej nga FFK-ja.

Mbrojtësi ynë ka bërë deri tash plot 7 ndeshje për ekipin kombëtar.

Statusi i parë i z.Spahiu

Kur je patriot dëshmohesh çdo kund e me çdo rast. Fadil Vokrri këtë e dëshmoi, ndër të shumë gjëra tjera, edhe me faktin se në Kombëtaren e Kosovës ftoi edhe vëllëzërit tanë nga Sanxhaku. Po mos t’ishte sakrifica e njërit nga këta (Ibrahim Dresheviq) duke marrë kartonin e kuq, sot Kosova nuk do të fitonte ndeshjen ndaj Moldavisë. FFK duhet t’a dëmshpërblejë Dresheviqin për aktin e tij patriotik.

Shpërndaje në: