Gjobitet trajneri italian: Do të mungojë në katër ndeshje
Trajneri i klubit italian Calcio Catania në Serie C Giuseppe Raffaele, është dënuar me katër ndeshje mos paraqitje me klubin e tij, pasi që bëri një ndërhyrje ndaj lojtarit kundërshtar të ekipit Vibonese.
Incidenti ndodhi në minutën e 91’ të ndeshjes. Një lojtar i Vibonese bëri një ndërhyrje ndaj lojtarit kundërshtar afër vijës së rivënies anësore, por para se të vërsulej në kundërsulm, ishte trajneri i Catanias ai i cili ndërhyri dhe e ndali aksionin.
Ai bëri një hap para ngadalë dhe futi këmbën e tij të djathtë brenda në fushë për t’ia hequr topin nga këmbët lojtarit të Vibonese. Gjyqtari i ndeshjes ndërhyri menjëherë ku e ndëshkoi atë me karton të kuq, kështu duke e larguar atë menjëherë drejt zhveshtores.
Videon rreth ngjarjes mund ta gjeni të bashkangjitur më poshtë.
https://www.facebook.com/ElevenSportsItalia/videos/283106366439617/



