Legjenda Elber e çon në qiell Rashicën: E meriton të jetë lojtar i Bayernit
Giovane Elber ka vlerësuar lart futbollistin dardan Milot Rashica.
Legjenda braziliane e Bayernit ka thënë se ylli i Kosovës është i vetmi lojtar i Werderit që i plotëson kriteret për të luajtur për bavarezët aktualisht.
“Në të vërtetë vetëm një lojtar i plotëson këto standarde: Milot Rashica, i cili ka aftësi të caktuara që mund të luajnë një rol,” ka thënë Elber.
“Por me këtë dua të them Rashicën e mirë, siç u prezantua në kampionat disa kohë më parë. Ai ka qenë në formë të keqe së fundi dhe ka vuajtur nga lëndimet,”.
Elber kishte shënuar 92 gola në 169 paraqitje me Bayernin, ndërkaq Rashica kishte shënuar një gol spektakolar për Werderin pikërisht ndaj Bayernit sezonin e kaluar./Periskopi



