Ekskluzive: Ja kur mund të konfirmohen Andi Zeqiri, Bastien Toma e Orges Bunjaku si futbollistë të Kosovës

Ekskluzive: Ja kur mund të konfirmohen Andi Zeqiri, Bastien Toma e Orges Bunjaku si futbollistë të Kosovës

Emrat si Andi Zeqiri e Bastien Toma kanë qenë protagonist të vazhdueshëm në mediet vendore dhe jo vetëm, por jo gjithmonë për arsyet e duhura.

Dyshja është spekuluar vazhdimisht se ka zgjedhur Kombëtaren e Kosovës për ta përfaqësuar, por akterë të afërt me futbollistët në prononcimet për mediet zvicërane vazhdimisht potenconin se po e presin Zvicrën, ndërsa për Periskopin deklaronin se do ta veshin fanellën e Kosovës.

Sidoqoftë, pas shumë muajve spekulime duket se gjithcka do të qartësohet më në fund.

Kjo pasi Periskopi ka mësuar nga burime të sigurta se presidenti i FFK-së, Agim Ademi më datë 21 dhjetor do të udhëtojë drejt Zvicrës ku do të takohet me përfaqësuesit e dy futbollistëve të lartëpërmendur, si dhe me agjentin e Orges Bunjakut, i cili – ndryshe nga dy të tjerët – vazhdimisht ka mbajtur qëndrimin e njejtë se do të luajë për ‘Dardanët’ sapo t’i jepet mundësia.

Periskopi mëson se Ademi do të qëndrojë në Zvicër për katër ditë, deri më 25 dhjetor, kohë gjatë të cilës do të mundohet t’i kompletojë marrëveshjet për tre futbollistët. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: