Real Madridi me gjashtë mungesa të theksuara kundër Villarrealit, publikohet lista e të ftuarve

Real Madridi me gjashtë mungesa të theksuara kundër Villarrealit, publikohet lista e të ftuarve

Real Madridi nesër do rikthehet në aksion në ndeshjen ndaj Villarrealit.

“Los Blancos” në këtë udhëtim do jenë pa plotë gjashtë lojtarë kryesorë, meqenëse lojtarët, si Sergio Ramos, Eder Militao, Casemiro, Fede Valverde, Karim Benzema dhe Luka Jovic nuk janë në listë.

Ramos dhe Valverde janë të lënduar, derisa Militao, Casemiro dhe Benzema munguan në stërvitje, kurse Jovic është i prekur nga Covid-19.

Sidoqoftë, janë rikthyer Eden Hazard, Dani Carvajal dhe Nacho Fernandez.

Lista e plotë e “Galaktikëve” ndaj Villarreal:

Portierë: Courtois, Lunin, Altube

Mbrojtës: Carvajal, Varane, Nacho, Marcelo, Mendy, Chust

Mesfushorë: Kroos, Modric, Odegaard, Isco, Aranda

Sulmues: Hazard, Asensio, Vazquez, Vinicius, Mariano, Rodrygo.

Shpërndaje në: