Barcelona me disa mungesa nesër kundër Atl Madridit, ky është formacioni i mundshëm
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman është duke u përballur me disa probleme defensive para ndeshjes ndaj Atletico Madridit
Lëndimet e Samuel Umtitit dhe Ronald Araujo nënkuptojnë që vetëm Gerard Pique dhe Clement Lenglet janë të vetmit qendërmbrojtës.
Osar Mingueza është ftuar nga Barcelona B si opsion në stol, por Koeman nuk mund të rrezikojë më lëndime të tjera.
Klubi ka konfirmuar se Philippe Coutinho është shëruar plotësisht, ndërsa Sergio Busquets është i lënduar.
Formacioni i mundshëm i Barcelonës ndaj Atleticos:
Ter Stegen, Dest, Pique, Lenglet, Alba, Pjanic, De Jong, Coutinho, Messi, Griezmann, Dembele.



