Arsenali kishte dështuar ta transferojë Diogo Jota
“Topçinjtë” janë admirues të mëdhenj të portugezit.
Arsenali provoi të nënshkruajë me Diogo Jotan në vitin 2016, por ylli i Liverpoolit në atë kohë vendosi t’i bashkohej Atletico Madridit, raporton “The Athletic”.
West Ham gjithashtu ishin të interesuar në sulmuesin e Kombëtares së Portugalisë në vitin 2016, por Jota vendosi t’i bashkohej skuadrës së Diego Simeones, ku nuk e ka bërë as edhe një paraqitje, para se të kalonte në radhët e Wolverhampton në vitin 2018.



