Magjik Bernard Berisha, turpëron portierin me penallti ‘Panenka’

Magjik Bernard Berisha, turpëron portierin me penallti ‘Panenka’

Bernard Berisha ka shënuar edhe një gol tjetër ndaj Zenit St Petersburg.

Ylli kosovar është titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Akhmat Grozny, teksa ka shënuar dy gola ndaj gjigantit rus.

Fillimisht pejani realizoi në minutën e 26-të për të barazuar shifrat në 1-1 një gol të bukur nga afërsia.

Me të nisur pjesa e dytë mysafirët kaluan në epërsi përsëri kur realizoi Dejan Lovren.

Por në minutën e 52-të, Bernard Berisha realizoi një gol të mrekullueshëm nga pika e bardhë për 2-2.

Reprezentuesi kosovar shënoi me ‘panenka’ duke turpëruar portierin mysafir për të barazuar rezultatin.

Me dy golat ndaj Zenitit, Berisha ka shkuar në kuotën e gjashtë golave këtë edicion në kampionat, teksa ka bërë edhe dy asistime.

Shpërndaje në: