Lampard pas një tjetër fitoreje impresive nga Chelsea: Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë

Lampard pas një tjetër fitoreje impresive nga Chelsea: Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard ka kërkuar nga futbollistët e tij që të qëndrojnë modestë pasi siguruan kreun e tabelës së Premier Leagues, të paktën përkohësisht, me një fitore 2-0 kundër Newcastle Unitedit.

Një autogol nga Federico Fernandez dhe një gol nga Tammy Abraham, i treti në tri ndeshje, ia siguruan pikët e plota ‘Të Kaltërve’ si mysafirë.

”Kjo është kënaqëse, por nuk do të gëzohem që do të kryesoj në tabelë për pesë minuta,” tha Lampard pas fitores.

”Mendoj se është koha të qëndrojmë modestë dhe ta kuptojmë se është garë shumë, shumë e gjatë.

”Ne luajtëm mirë, nuk është e lehtë të vish këtu kundër një skuadreje shumë të organizuar.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: