Hackerat sulmojnë disa sportistë, iu vjedhin foto dhe video intime – në shënjestër edhe Manchester United

Hackerat sulmojnë disa sportistë, iu vjedhin foto dhe video intime – në shënjestër edhe Manchester United

Në shënjestër të hakerave tashmë janë edhe sportistët. Pas Lautar Martinez, i cili u bë viktimë e një sulmi të hackerave në verën e shkuar, sipas mediave spanjole, në shënjestrën e tyre tashmë janë edhe disa sportiestë britanikë që për  momentin mbeten anonimë.

Në orët në vazhdim pritet që të publikohet lista e gjatë e personazheve VIP që kanë rënë  pre e sulmeve kibernetike.

Po sipas mediave iberike, materiale private dhe intime, përfshirë foto dhe video, janë  marrë nga celularët e personazheve te njohur të botës së sportit.

Disa prej tyre, të cilët janë vënë në dijeni të sulmit, kanë filluar të marrin masa që tani për mbrojtjen e tyre përballë kësaj situate.

Vetëm njërit prej tyre i janë marrë gati 100 foto private. “Është shumë e vështirë të dish se çfarë do të bëjnë pas me to, njerëz të tillë janë të sëmurë dhe të këqinj. Nëse ato publikohen duhen vite që të zhduken nga interneti,”– tha për Times, agjenti i njërit prej viktimave të këtij sulmi.

Shpërndaje në: