Sulmuesi legjendar italian pensionohet nga futbolli
Veterani italian, Giampaolo Pazzini ka njoftuar në rrjetet sociale se është pensionuar nga futbollist profesionist në moshën 36 vjeçare.
Klubi i fundit i tij ishte Verona, por kontrata e tij me këtë klub skadoi verën e kaluar dhe që prej asaj kohe ai është një agjent i lirë.
Pazzini ishte duke pritur për një ofertë të mirë, por në fund ai vendosi t’i japë fund karrierës së tij.
Ai u shfaq në skenën italiane me fanellën e Atalanta dhe luajti futbollin më të mirë të tij në Fiorentina dhe Sampdoria. Pastaj pasoi një transferim në Inter ku ai nuk shkëlqeu, ai gjithashtu luajti për rivalin e qytetit të zikaltërve, Milanin.
Ai qëndroi në Verona për pesë vjet dhe u huazua te Levante për një sezon. Ai gjithashtu luajti për ekipin kombëtar italian, duke shënuar katër gola në 25 paraqitje. 



