Festival golash në ndeshjen Inter – Torino: Ekipi i Contes fiton me përmbysje rezultati

Festival golash në ndeshjen Inter – Torino: Ekipi i Contes fiton me përmbysje rezultati

Java e gjashtë e Serie A-së, sot, vuri përballë Inter Milanin kundër Torinos, ku këta të fundit u mposhtën me rezultat 4:2, transmeton Periskopi.

Fillimisht ishin ekipi i Torinos që shënuan dy golat e para, për ta përmbysur pastaj Interi rezultatin në 4:2 dhe, duke marrë kështu ‘tre pikët e arta’.

Në pjesën e dytë e gjithë shfaqja i takoi Interit, një herë duke barazuar, pastaj duke kaluar në avantazh.

Golat për torinezët i shënuan; Zaza dhe Ansaldi, kurse për Interin shënuan; Sanchez, dy herë Lukaku dhe golin e 4’të në minutën e 90’të e shënoi Martinez.

Pas javës së tetë, Interi gjendet në vendin e pestë me 15 pikë, derisa në xhiron e nëntë do të kenë punë me Sassuolon. /Periskopi

 

Shpërndaje në: