Mike Tyson zhvishet në transmetim direkt gjatë intervistës për ta treguar fizikun brilant
Përballja legjendare mes dy boksierëve të pensionuar, Mike Tyson dhe Roy Jones Jr është vetëm disa ditë larg.
Kjo përballje ekzibicionale me tetë runde, secili nga dy minuta, do të jetë i pari i ‘Iron Mike’ në 15 vite, transmeton Periskopi.
Jo vetëm që këta dy boksierë kanë një moshë të kombinuar 105-vjeçare, por në mënyrë që të përgatitej për meçin, u desh të humbte 45 kilogramë.
Duke folur për ”Good Morning America”, 54-vjeçari pa pritur demonstroi fizikun e tij të ri impresiv duke hequr fanellën në mes të intervistës.
Tyson u shpreh: ”Për këtë po flas djalosh. Vëlla Holmes, deri këtu kam ardhur, deri këtu kam ardhur.”
Posa Tysoni tregoi muskujt e tij me krenari, ai vazhdoi duke zbuluar sa e vështirë ishte që të rikthehej në formë.
Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/
Mike Tyson ready for morning TV, taking off his shirt on #GMA ? pic.twitter.com/58DvVSWnph
— Awful Announcing (@awfulannouncing) November 23, 2020



