Kush është Mihajlloviqi, futbollisti serbo-kroat të cilit Edi Rama i uroi shërim të shpejtë?

Kush është Mihajlloviqi, futbollisti serbo-kroat të cilit Edi Rama i uroi shërim të shpejtë?

Një letër nga kryeministri shqiptar Edi Rama drejtuar futbollistit të famshëm legjendar të Serbisë ka shkaktuar bujë të madhe në Shqipëri e Kosovë.

Mihajlloviq ishte diagnostikuar me sëmundje të rëndë para disa vitesh, dhe kjo kishte nxitur kryeministrin e atëhershëm dhe të tanishëm shqiptar që t’i dëshironte shërim të shpejtë.

Por, kush është Sinisha Mihajlloviq?

Trajneri aktual i Bolognas në Serie A ka pasur një karrierë absolutisht mahnitëse si një mbrojtës i gjithanshëm dhe agresiv, por edhe me një stil loje që i mundësonte të shënonte shumë gola pavarësisht pozicionit të tij në fushën e lojës.

Mihajlloviq nuk ka luajtur asnjëherë për Serbinë, derisa në vitet 1991-2003 ka mbrojtur ngjyrat e reprezentacionit kombëtar të Jugosllavisë.

Ai ka luajtur për ekipe të mëdha italiane si Roma, Lazio e Inter derisa i ka shënuar plot 99 gola në 574 ndeshje.

Ndër titujt e fituar, ai është kampion i dyfishtë i Serie A-së, fitues i ekuivalentit të Ligës së Kampionëve me Crvena Zvezdën në vitin 1991 e shumë të tjerë.

I lindur në Vukovar në një familje të klasës punëtore, Mihajlloviq kishte babain serb nga Bosnja ndërsa nënën kroate. Ai e identifikon veten si serb, por ka thënë që e sheh edhe Kroacinë si vendin e tij.

Gjatë luftës së Kroacisë për pavarësi, shtëpia e tij ishte shkatërruar nga forcat kroate, mes të cilave forca kishte qenë edhe shoku i tij i ngushtë, një kroat.

Në një intervistë në vitin 2016, Mihajlloviqi kishte deklaruar se e kishte falur shokun e fëmijërisë për djegjen e shtëpisë. /Periskopi

Shpërndaje në: