Pamjet e përshpejtuara të aksionit të Liverpoolit e bëjnë golin e Diogo Jotas të duket edhe më i bukur
Liverpooli definoi shkencën mjekësore për ta shpartalluar Leicester Cityn 3-0 në ‘Anfield’.
”Të Kuqtë” po luanin me plot dhjetë mungesa të skuadrës së parë dhe po ndesheshin me skuadrën që ishte futur në fundjavë si lider i ligës, transmeton Periskopi.
Nga kjo perspektivë, kjo ishte një prej fitoreve më impresive nën urdhërat e Jurgen Kloppit, teksa vazhdoi forma e djelmoshave të tij në ”Merseyside”.
Tash kanë kaluar 64 ndeshje që prej kur kampionët humbën për herë të fundit në shtëpi në ligë.
Goli i Diogo Jotas kundër Leicesterit, që i dha epërsinë 2-0 skuadrës, u konkretizua pas 30 pasimeve – më së shumti pasime që kanë drejtuar në gol që prej sezonit 2006/07.
Tash është publikuar një video e re që tregon 30 pasimet që përfunduan me gol në fund por në variantën e përshpejtuar.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
The 30 passes to Jota’s Goal.?♂️ #LIVLEI pic.twitter.com/lunwhO7uya
— Sumlenze (@Smlenzes) November 22, 2020



