Mbyllen pjesët e para në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, këto janë rezultatet
Janë mbyllur 45 minutat e para të ndeshjes të sotme në Ligën e Kampionëve.
Barcelona është duke barazuar pa gola kundër Dynamo Kiev. Me barazim e ka mbyllur pjesën e parë edhe Juventusi kundër Ferencvarosit me rezultat 1:1, ku shënoi Myrto Uzuni e Cristiano Ronaldo.
Manchester United ka krijuar epërsi të lartë kundër Basaksehir 3:0, ku Bruno Fernandes realizoi dy gola, ndërsa Rashford një. PSG është duke mposhtur Leipzig 1:0.
Më poshtë edhe rezulatet në ndeshjet e tjera.




